Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.
Nga Vlora, sipas traditës së përvitshme, festimet u çelën me ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e Himnit Kombëtar, dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan me homazhe kontributin e patriotëve shqiptarë për liri e shtetformim.
Presidenti Bajram Begaj, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ishin të pranishëm në ceremoni. a.b










