Vendi i aksidentit
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, ku besohet se tetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir.
Ngjarja ka ndodhur në daljen e tunelit, në drejtim të Tiranës, shumë pranë zonës së Bërzhitës.
Në vendngjarje ndodhen dy ambulanca, dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e policisë, thanë dëshmitarët në vendngjarje.
Aksidenti ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa dy persona po marrin ndihmë mjekësore në ambulancë. Autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k










