Kryen manovra të gabuara, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ndëshkohen me masa administrative 3 shtetas.
Gjithashtu, u bllokohen edhe 3 automjetet e tyre.
“Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor.
Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme”, njoftoi policia e Tiranës. m.k










