Deklarata e Marta Kos për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës. Përshëndes deklaratën e KE-së, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp në Tiranë.
“PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.
Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij.
Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët”, tha Berisha.
Në vijim Berisha komentoi edhe rreth kreut të misionit të BE në Tiranë, duke thënë se Gonzato përçon propagandën e Ramës. Mashtruan se LaCivita do sjellë 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE.
“Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.
Lidhur me këtë të fundit, unë u kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Europian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor pasi axhenda e tij është MAGA dhe jo integrimi.
Ky është një trillim, një mashtrim, e kam dënuar njëherë dhe e dënoj prapë.
PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit.
Janë të gjitha integrimet e mëdha të Shqipërisë vepër e kësaj partie.
Kurse sa i përket mashtrimit se ai ka axhendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtylla e shkëlqyera të mbrojtjes të vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët”, tha ndër të tjera Berisha. r.p











