Forcat speciale RENEA
Julian Cumraku dhe një person tjetër janë të armatosur ndërsa ndodhen të rrethuar bga RENEA në një shtëpi në Orosh të Fush Arrëzit. Ata dyshohen se janë të lidhur me grupe terroriste ndërsa qëndrojnë në një shtëpi të braktisur që prej një muaji, afër shkollës së Oroshit.
“Këtë të hënë, që në orët e para të mëngjesit, policia e Pukës ka rrethuar një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku dyshohet të jenë strehuar dy persona të armatosur”, mësohet nga burime të Policisë së Shtetit.
Më pas drejt zonës janë nisur forcat RENEA nga Tirana. Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar dhe nuk ka informacion ndërsa mësohet se RENEA po negocon dorëzimin e tyre. a.b











