Deputeti i PS, Ardit Bido ka reaguar sot për ndalimin e gazetarit Artan Hoxha nga autoritetet greke dhe shpalljen e tij nongrata.
“Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.
Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari.
Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane”, shkruan Bido.
Deputeti socialist i Sarandës është i njohir për retorikën e tij të ashpër ndaj grupeve ekstreme nacionaliste greke. a.b











