Pamje nga vendi i ngjarjes, Orosh
Dy personat e armatosur që prej mëngjesit qëndruan të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka i thirrur ndryshe edhe Hamza, janë dorëzuar këtë mbrëmje.
Negociatat e pandërprera të policisë kanë dhënë rezultat fillimisht përmes vëllait dhe më pas motrës së njërit prej të rrethuarve.
Operacioni antiterror, i cili ka vijuar për orë të tëra me pjesëmarrjen e forcave të specializuara, mbetet ende aktiv.
Policia fill pas dorëzimit po verifikon çdo rrezik të mundshëm në zonë, përpara se të shpallet përfundimi i plotë i operacionit.
Të dy qëndronin në shtëpinë e Mëhill Cumrakut, Juliani ishte nip i tij.
Ndërkaq Juliani ishte një katolik i konvertuar në mysliman ndërsa frekuentonte një xhami në një fshat tjetër. a.b










