• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë

droni by droni
22 November, 2025
in Kryesore, Politika
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Sali Berisha, zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë. Ky është edhe angazhimi më i lartë në politikën ndërkombëtare që ka mbajtur një politikan shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare, njoftoi zyra e shtypit e PD.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NJOFTIM PËR SHTYP

Sali Berisha jep mesazhin e parë si Zv/President i CDI: Do të luftojmë çdo formë diktature dhe ekstremizmi të majtë

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të partive të djathta (CDI), duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e opzoites shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në fjalën pas zgjedhjes, Berisha shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë.
Ai theksoi se gjithë karriera e tij është udhëhequr nga lufta kundër diktaturave, nga komunizmi i viteve të para të demokracisë, deri tek ajo që ai e përkufizon si një diktaturë autoritare dhe një mobokraci e lidhur me strukturat narkotike.
Lideri demokrat, Sali Berisha nënvizoi se angazhimi i tij në CDI ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve të lira në Shqipëri. Ai paralajmëroi se sot rreziku kryesor për demokracitë perëndimore vjen nga e majta ekstreme, të cilën e konsideroi një ideologji të transformuar dhe të përhapur gjërësisht në segmente të shoqërisë civile dhe mediave.
Në mesazhin e tij, Berisha u shpreh se kjo ideologji po synon të godasë vetë identitetin njerëzor dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria perëndimore.
Berisha shprehu besim se CDI do të udhëheqë këtë betejë, ndërsa angazhimi i tij personal do të jetë maksimal për të forcuar pozicionin e demokracisë dhe konservatorizmit europian.
Zgjedhja e tij në këtë post vjen si një zhvillim i rëndësishëm politik, duke e vendosur Shqipërinë më pranë strukturave të rëndësishme të qendrës së djathtë ndërkombëtare.

FJALA E BERISHËS PAS ZGJEDHJES SI ZV/PRESIDENT/ Jam shumë, shumë i nderuar me besimin që më dhatë. Fuqia ime në jetë është lufta ndaj diktaturave. Kam kuftuar kundër diktaturës komuniste, dhe tani unë luftoj kundër një diktature autoritare.

Z.President, shumë, shumë vite më parë duke lexuar Samuel Huntington zbulova se nga të gjitha format e diktaturës, më e keqja është mobokracia, vendosja narkodiktaturës, sepse ata nuk ndjekin as rregulla, as ligje dhe ne sot përballemi me të njëjtën gjë.

E marr këtë mundësi për t’ju siguruar që me ndihmën tuaj, të miqve tanë, ne do të bëjmë më të mirën. Çdo gjë që nevojitet që kombi im të jetë i lirë dhe të vendosim përsëri sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, demokracinë.

Do të doja të përfundoja z.President, që në përvojën time unë mendoj se kur shikoj që nga vitet ‘90, problemi ynë i madh ishte qendrimi ndaj së majtës ekstreme. E majta ekstreme përfaqëson sot kërcënimin më të madh, ndoshta për të gjithë njerëzimin. E majta ekstreme nuk është siç ishte më parë, e përqendruar në grupet ose partitë marksiste-leniniste. Tani është e përhapur, për fat të keq, shumë gjerësisht në shoqëritë civile të sponsorizuara nga Xhorxh Soros. Është shumë gjerësisht e përhapur në median e kontrolluar prej tyre dhe e majta po paguan çmimin, dhe ata e meritojnë që të paguajnë çmimin.
Sigurisht, edhe ne po e paguajmë çmimin. Ne nuk e meritojmë! Megjithatë, mendoj se është koha që ne të rishikojmë se si të mbrojmë vlerat tona nga ideologjia ekstreme e majtë, e cila synon të shkatërrojë identitetin njerëzor. Nëse marksizmi do të merrej kryesisht me pronën dhe dhe do të krijonte njerëzimin e ri, e majta ekstreme do të thotë shkatërrim i identitetit njerëzor. Kështu që, jam shumë optimist që CDI do të udhëheqë. Përpjekjet tona, janë përpjekjet e njerëzve të lirë për të siguruar dhe mbrojtur vlerat që ne ndajmë për liritë humane. r.p

Previous Post

LIBRAZHD/ Dhëndrri i ngop me valium vjehrrin e vjehrrën dhe më pas kontrollon sirtaret

Next Post

Narko-shtet dhe kapje pushteti: CDI miraton rezolutën e pestë të fuqishme për Shqipërinë

droni

droni

Next Post

Narko-shtet dhe kapje pushteti: CDI miraton rezolutën e pestë të fuqishme për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.