Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me zyrtarët Elton Elezi dhe Elton Gjyli, pritet të paraqiten nesër në orën 09:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Të tre janë thirrur për seancën e verifikimit të masave të sigurisë, pas vendimeve të fundit të SPAK që lidhen me hetimet për procedurat e prokurimit publik.
Seanca e nesërme do të rivlerësojë masat e vendosura dhe argumentet e paraqitura nga palët. Balluku dhe disa zyrtarët e tjerë ndodhen nën hetim për çështje që lidhen me tenderime në institucione publike. a.b











