Një person humbi jetën këtë mbrëmje në një aksident të trefishtë më Rrugën e Kombit.
“Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofrpi policia e Mirditës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkojë një bllokim i gjatë makinash ka detyruar policinë të orientojë trafikun në rrugën e vjetër Rubik-Rrëshen. a.b











