Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK për hetimet e 21 Janarit, thirret si person që ka dijeni mbi ngjarjen.
Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është thirrur për të dhënë dëshmi në kuadër të hetimeve të rihapura për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ai ka hyrë në ambientet e institucionit pa praninë e një avokati pasi do të dëshmojë në cilësinë e personit që ka dijeni për protestën ku humbën jetën katër qytetarë.
Berisha, i cili në atë kohë mbante detyrën e Kryeministrit, pritet të pyetet lidhur me rrethanat e menaxhimit të situatës atë ditë, komunikimet institucionale, si dhe çdo informacion që ai ka pasur mbi reagimin e strukturave shtetërore gjatë dhe pas protestës së opozitës para Kryeministrisë.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se fokus i hetimit është rikonstruksioni i plotë i dinamikës së ngjarjes, përfshirë përdorimin e armëve nga Garda e Republikës, zinxhirin komandues dhe veprimet e autoriteteve pas incidentit. a.b











