• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria hap gjithë kapitujt me BE, sot u hap i fundit në Bruksel

droni by droni
17 November, 2025
in Kryesore, Politika
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka mbyllur sot hapjen e gjithë grupkapitujve në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt sot në Bruksel.

Ky është grupkapitulli i fundit i cili përmbyll formalisht fazën e hapjes së të 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare, pas më shumë se 12 vitesh pengesa dhe mosplotësin kushtesh.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerjapër Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre (Presidenca e rradhës e BE-së) mbajtën një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës:Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat e harmonizimin me BE. Për rrjedhojë, negociatat e Shqipërisë po vazhdojnë me një hap të qëndrueshëm. Grupkapitulli i parë u hap në shtator të vitit të kaluar dhe brenda një viti janë hapur tëgjithë  grup kapitujt brena presidencës daneze dhe kjo është një shpejtësi rekord.

Ky gur kilometrik shërben si njohje e punës së madhe që ka bërë Shqipëria drejt së ardhmes së saj evropiane. Angazhimi ndaj reformave, dëshmuar nga qeveria shqiptare dhe populli i saj, është vërtetë mbresëlënës. Raporti i zgjerimit nga Komisioni, tregon se Shqipëria vazhdon të ecë përpara sa i takon themeloreve, sidomos për reformën në drejtësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Hapi tjetër është përmbushja e piketave të ndërmjetme në kuadër të themeloreve. Ky hap do të përgatitë terrenin për të filluar e të mbyllur kapituj negociues. E inkurajoj Shqipërinë që të ruajë këtë vrull reformash dhe të nxitë dialogët gjithëpërfshirës politikë. Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat. Në qoftë se Shqipëria vazhdon në këtë drejtim me të njëjtin fokus, ritëm dhe cilësi që kemi parë deri tani, jam e sigurtë që anëtarësimi do të arrihet në një të ardhme shumë të afër. Shqipëria i përket familjes evropiane. Dua t’ju falënderoj, Kryeministër Rama, për bashkëpunimin gjatë këtij 6-mujori. Është vërtetë mbresëlënëse sesa shpejt po jepni rezultate. Gjithçka mund të them është vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë. Faleminderit!

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos: Sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Shqipërinë që përmbyll apo që hap gjithë grupkapitujt, por edhe për Bashkimin Europian sepse sot tregon që BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen.

Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e patundur politik të Shqipërisë dhe nga angazhimi i fortë i të gjithë shteteve anëtare për të mbështetur ecurinë e Shqipërisë.

I jam mirënjohëse Presidencës daneze, e dashur Marie për përpjekjet për ta bërë të mundur këtë gur kilometrik.

Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE siç ju thatë. Suksesi i Shqipërisë është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE dhe është rezultati i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime.

Reformat e BE-së sjellin ndryshime në sistemin politik, në ekonomi, por po kështu dhe në shoqërinë shqiptare duke e bërë atë vërtetë europiane.

Për rrjedhojë, Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Kjo tregon që kur jepni rezultate ecni përpara.

Ju jeni frymëzim për shumë në Ballkanin perëndimor për shumë qytetarë të cilët duan të shohin të njëjtën vendosmëri e ndryshim në vendet e tyre.

Çelja e të gjithë grup kapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është çmimi real. Në fakt suksesi juaj do të përcaktohet sesa mirë, sa shpejtë miratoni dhe zbatoni legjislacionin europian.

Tani është momenti për të përshpejtuar sidomos në fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e medias dhe hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme.

Kjo nuk do jetë përherë e lehte, ashtu siç ndodh me çdo vend kandidat por ju i dashur Edi keni diçka mjaft të rëndësishme në favorin tuaj. Mbështetjen më të gjerë publike të të gjitha vendeve kandidate, më shumë se 90% e shqiptareve e shohin të ardhmen e tyre në BE. Punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, shoqërinë civile dhe sektorin privat dhe kjo do jetë garancia më e mirë për të ardhmen e Shqipërisë dhe suksesin e saj.

Komisioni do vazhdojë të mbështetë e t’ju këshilloj në përballimin e sfidave të anëtarësimit në BE. Roli ynë është të sigurohemi që Shqipëria është e mire përgatitur kur të bëhet anëtare.

Jemi të përkushtuar, jam personalisht e përkushtuar t’ju mbështes të ndërtoni një të ardhme të begatë për të gjithë shqiptarët në shtëpinë e tyre në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama: Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt. Vetëm pak kohë më parë ishte diçka që dukej e pamundur dhe ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet dhe ato grushtat në stomak, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, na bëri me te vetëdijshëm për të gjithë atë natyrë të jashtëzakonshme të gjithë këtij procesi dhe na bëri më të pjekur.

Ja ku jemi sot këtu, me atë të që ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë e është transformuar tashmë në një plan pune, një realitet për të cilin e më të cilin duhet të punojmë në jetën tonë të përditshme. Pa fjalë formale apo protokoll, dua të falënderoj me gjithë zemër, dy persona të jashtëzakonshëm në të majtën time, Marie dhe Marta. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur vjen fjala për zgjerimin, duke mbështetur e duke inkurajuar për të ecur përpara, dhe Marta që është kampione e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, e po kështu të të gjithë Ballkanit Perëndimor, me zjarr dhe një vullnet të fortë që na bën të gjithëve të ndihemi përplotë energji dhe në borxh, në qoftë se nuk realizojmë në kohën e duhur.

Nga ana tjetër, jam absolutisht i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit apo procesi i ribashkimit të Europës po merr. Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet, me të njëjtën disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate, e për t’u siguruar që ky proces i përbashkët që po e ndërtojmë gurë pas guri, së bashku me partnerët tanë këtu në Bruksel dhe me partnerët tanë në shtetet anëtare, të mos ndalet.

Ç’të thuash më shumë sot, Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë, e madje me një ndjenjë edhe më të madhe përgjegjësie. Ashtu siç tha Marta ne nuk përfaqësojmë këtu parti politike apo vetëm një pikëpamje politike, përfaqësojmë këtu një komb të tërë që mbështet si askush tjetër Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian, më shumë se sa 90% e qytetarëve tanë.  Jam i sigurt që ata shumë pak që janë në këtë përqindje shumë të vogël që mbetet, thjeshtë s’do ketë qenë ditë e mirë në momentin që është bërë sondazhi, sepse vështirë të mendojë ndonjë shqiptar që mendon se anëtarësimi në BE nuk është ideja më e mirë dhe nuk është horizonti drejt së cilit duhet të synohet për hir të fëmijëve tanë.

Për ta përmbyllur dua të shtoj, se qoftë ajo mënyra e fortë e ajo e butë me të cilën jemi përballur, na ka mësuar një gjë shumë të rëndësishme. Kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel. Kur të buzëqeshim, shijoje, po mos e merr të mirëqenë, mund t’iu zhduket nga fytyra, sa hap e mbyll sytë. Kështu që vazhdo puno fort dhe përgjigju në çdo rrethanë me përulësi e me rezultate, këto dy gjëra janë ato gjëra që këta njerëz vlerësojnë më shumë. Dhe siç e kam thanë me mentorin tonë nga njëra anë, Komisionin dhe të urtët nga ana tjetër, shtetet anëtare, jemi në duar të mira në qoftë se nuk harrojmë asnjëherë që në fund të fundit është puna e duarve tona që ka rëndësi, jo për ta, por për ne, jo për Komisionin apo shtetet anëtare, por për popullin shqiptar dhe brezin e ardhshëm.r.p

Previous Post

SPAK i jep thirrjen për 21 janarin, Berishës. Më parë ua dërgon gazetarëve

Next Post

Zvicra merr kërkesën zyrtare për ekstradimin e Arben Ahmetajt

droni

droni

Next Post
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Zvicra merr kërkesën zyrtare për ekstradimin e Arben Ahmetajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.