Makinat e gjuetarëve në Arrëz
U kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Arrëz, me armë gjahu dhe qen gjahu, në tentativë për të kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 armë gjahu që këta shtetas i kishin me leje, dhe fishekë për to.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Arrëz, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që tentonin të kryenin gjueti të paligjshme. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u konstatuan 4 qen gjahu, 3 armë gjahu, fishekë për to dhe 1 automjet.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Ç. L., 46 vjeç, A. P., 45 vjeç dhe B. P., 41 vjeç, të tre banues në Shkodër. a.b










