• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërtimi i Portit në Vlorë 60 milionë euro, pronar i kompanisë fituese një pensionist

droni by droni
15 November, 2025
in Ekonomia, Kronika, Kryesore
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pamje nga një pjesë e Triportit

Koncesioni i “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro, një tjetër aferë korruptive e Belinda Ballukut, ka komentuar kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas transmetimeve të emisionit Piranjat në lidhje me tenderin shumilionësh të portit të ri të Vlorës.

Një pensionit është deklaruar si pronar, tha Bardhi ndërsa ka shpjeguar skemën të dyshuar antiligjore e korruptive të garës koncesionare.

REAGIMI I BARDHIT/ Edi Rama dhe Belinda Balluku vjedhin. Dhe vjedhin shumë trashë! Kush fshihet pas koncesionit 60 milionë euro në Vlorë?

E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi – preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi Ramës. Kjo skemë skandaloze e vjedhjes së fondeve publike është verifikuar të ketë ndodhur edhe koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë.

Zyrtarisht, çunat e Belindës kanë shpallur pronar një pensionist, i punësuar nga kompania “Salillari”, por procedura korruptive tregon se dikush tjetër qendron si pronar real pas skemës korruptive. Një skemë në dukje e sofistikuar, por sa të germosh pak, kupton sa trashë vjedhin Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Ja cila është skema dhe si është zhvilluar procedura për zhvatjen e 60 milionë euro nga fonde publike:

Në datë 10.08.2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin tre, por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve tregtare: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.

Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.

Në pak kohë pas fitimit të konvesionit kompanitë Agbes Construction, Arconstudio dhe Besta, i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance (u bë pronare e 92% të aksioneve), me vlera qesharaka që shkonin deri më 2500 euro për 25% të aksioneve.

Shoqëria koncensionare Premium Construction & Maintenance, rezuton se është një shoqëri me kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe e themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.

Sipas dokumentave zyrtare, pronari i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Hektor Agalliu, një pensionist, që është një punëtor i thjeshtë në firmën Salillari.Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi.

Pra, procedura zbulon skemën skemë e pastër korruptive, me dyshime serioze për pastrim të parave të pista në sektorin publik. Një skemë që duhet të hetohet menjëherë nga SPAK, jo vetëm për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, por edhe për të zbuluar se kush fshihet vërtetë pas projektit 60 milion euro. r.p

Previous Post

Nuk u mbijeton plagëve Muço Shaljani, ndahet nga jeta në spital

Next Post

Protesta nis të hënën para kryeministrisë ku i ka zyrat Rama dhe Balluku

droni

droni

Next Post

Protesta nis të hënën para kryeministrisë ku i ka zyrat Rama dhe Balluku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.