• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A rrezikon PS të humbë Vlorën, vetëm 9% e votuesve morën pjesë. PS rrezikon edhe në Mat

droni by droni
9 November, 2025
in Kryesore, Politika
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet vendore të pjesshme – Deri në orën 12:00 kanë votuar 10.7% e zgjedhësve në pesë bashkitë

Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në votimet për kryetarët e rinj të pesë bashkive ka arritur në 10.70% të zgjedhësve, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Bashkia Mat kryeson me përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes, 24.17%, e ndjekur nga Tepelena me 21.1%. Në Cërrik kanë votuar 15.14% e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në Berat pjesëmarrja është 11.01%.

Në fund të listës renditet Vlora, ku deri në mesditë kanë votuar vetëm 6.94% e zgjedhësve.

Megjithatë, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, u shpreh pas votimit se “pjesëmarrja është e kënaqshme”, duke ftuar qytetarët të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e votës.

Pesë bashkitë që po zgjedhin sot drejtuesit e rinj — Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik — përballen me situata financiare dhe zhvillimore të ndryshme, që do të jenë provë për kryebashkiakët që do të marrin drejtimin.

Vlora bashkia më e madhe ndër pesë të përfshirat në zgjedhje, me 83,683 banorë ka shpenzime vjetore rreth 23.9 milionë euro dhe borxhe minimale prej vetëm 115 mijë euro.

Të ardhurat kryesore vijnë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, turizmi dhe tarifat vendore.

Sfida më e madhe për drejtuesin e ri mbetet menaxhimi i mbetjeve urbane – fusha e vjetër e plehrave në qytet ende nuk është mbyllur, në pritje të landfillit të Sherishtës, që pritet të përfundojë në vitin 2027.

Një tjetër provë është menaxhimi i vijës bregdetare dhe çmimet për turistët, në një qytet ku turizmi mbetet motori kryesor ekonomik.

Berati, me 62,232 banorë shpenzon 13.3 milionë euro në vit dhe ka 535 mijë euro borxhe. Bashkia vlerësohet për ecurinë pozitive, sidomos në ndarjen e mbetjeve në burim që ka ulur ndotjen dhe ka sjellë të ardhura nga riciklimi.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet menaxhimi i fluksit turistik dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Mati me rreth 17 mijë banorë ka shpenzuar 6.5 milionë euro gjatë 2024-ës dhe ka 267 mijë euro detyrime të papaguara.Bashkia mbetet e qëndrueshme financiarisht, por përballet me  emigrimin dhe nevojën për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë.

Tepelena me vetëm 6,761 banorë ka shpenzime prej 3.3 milionë euro dhe borxhe 265 mijë euro. Me potenciale të mëdha turistike — nga Kalaja e Ali Pashës e deri te Uji i Ftohtë dhe kanioni i Bënçës-bashkia kërkon më shumë investime në zonat rurale për të përmirësuar jetesën.

Cërriku me 25 mijë banorë paraqet situatën më problematike. Shpenzimet e vitit 2024 janë 5 milionë euro ndërsa borxhet arrijnë në  1.2 milionë euro duke e renditur mes bashkive me vështirësi të theksuara financiare. Ish-qyteti industrial përballet sot me stagnim ekonomik dhe emigrim të lartë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë vitit 2024 këto bashki kanë shpenzuar në total dhjetëra milionë euro, ndërsa për vitin 2026 pritet të marrin rreth 40 milionë euro transfertë të pakushtëzuar nga buxheti i shtetit.

Vlora do të përfitojë më shumë me 16.2 milionë euro, ndërsa më pak Tepelena, me vetëm 3 milionë euro, për shkak të numrit të ulët të popullsisë. a.b

Previous Post

Dorian Teliti komenton projektbuxhetin, paratë për shëndetësi dhe arsim sa gjysma e premtimit

Next Post

PD u ndalon deputetëve të saj pjesëmarrjen në komisionet parlamentare

droni

droni

Next Post
Hetimi për Sterilizimin/ Vokshi merr në pyetje Ilir Rrapajn me duart në pranga

PD u ndalon deputetëve të saj pjesëmarrjen në komisionet parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.