SPAK regjistron procedim penal për prishjet e banesave te “5 Maji”, nën hetim për këtë çështje janë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj dhe ish nënkryetari Arbjan Mazniku.
SPAK ka regjistruar një procedim penal për “shpërdorim detyre” në lidhje me prishjet e banesave në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Hetimi është regjistruar pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Posaçme, e cila urdhëroi rihetimin e çështjes pasi më herët SPAK kishte kërkuar pushimin e saj.
Sipas burimeve, mes personave të kallëzuar nga një prej qytetarëve, banesa e të cilit është prishur, janë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-nënkryetari Arbian Mazniku.
Procedimi penal është regjistruar sipas nenit 248 të Kodit Penal, që parashikon dënime për shpërdorim detyre nga funksionarët publikë.
Çështja po ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj, një prej katër kandidatëve për postin e kreut të SPAK.
Hetimi pritet të përqendrohet në mënyrën se si janë kryer prishjet e banesave dhe nëse janë respektuar procedurat ligjore për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga projekti i rindërtimit në zonën e “5 Majit”.a.b











