Ndërsa mund të quhet edhe sulm me standartet e qeverisë dhe të Kos, ishte një batutë që shkaktoi të qeshura në Parlament shkëmbyer mes deputetit të PD, Klevis Balliu dhe deputetes së PS, Zegjine Çaushi.
DIALOGU/ Zegjine Çaushi: Dëgjova këtë bukuroshin që foli për administratën publike.
Klevis Balliu: E do numrin?
Çaushi: E si mund të dali këtu një bukurosh si ky që doli e të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh e të flasësh për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu e të flasësh për Infrastrukturën. Ti je i fundit që mund të flasësh për korrupsionin. Ti përveç se vjen nga fis i bukur, vjen nga një familje hajdutësh, hajdutësh të rrugëve madje, ndaj vjen këtu e çjerrësh e bërtet se kujton se të gjithë si ty ashtu bëjmë edhe ne.
Balliu: Që këtu mund të ktheja të njëjtën përgjigje që i ktheva shoqes tate, edhe ty mund ta ktheja përgjigjen e njëjtë, po ty nuk ka doktorë që të merr përsipër si doktorat që morën përsipër. Njerëzit që ti përmend, ti duhet të pyesësh një herë se kush janë dhe çfarë kanë bërë. r.p










