• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gonzato prezanton raportin e BE: Për zgjedhjet kemi cituar raportin e OSBE/ODIHR. Problemet me korrupsionin, drejtësinë dhe median

droni by droni
5 November, 2025
in Kryesore, Politika
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori Gonzato dhe Kryeministri Rama

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, prezantoi raportin e progresit për Shqipërinë, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar vitin 2025 si një moment kyç në procesin e integrimit europian të vendit.

Gonzato e vlerësoi faktin që pesë nga gjashtë grup-kapitujt e negociatave tashmë janë hapur, ndërsa po punohet për hapjen e grupit të fundit. “Duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, sepse po hyjmë në një fazë vendimtare ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u përafruar me standardet dhe legjislacionin e BE-së,” deklaroi Gonzato.

Ai theksoi se Shqipëria ka përmbushur 21 masa reformuese në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, çka ka sjellë disbursimin e 99.3 milionë eurove nga Komisioni Europian. “Ky është një tregues konkret i angazhimit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në çdo hap të rrugës drejt anëtarësimit,” u shpreh ai.

Sipas ambasadorit, qëllimi strategjik mbetet mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027, por për këtë Shqipëria duhet të ruajë dhe të përshpejtojë ritmin e reformave. “Prioritet i menjëhershëm është përmbushja e piketave të ndërmjetme që vendet anëtare kanë përcaktuar si kushte themelore për çdo vend kandidat,” tha Gonzato.

Në fjalën e tij, ai theksoi se raporti është “faktik dhe gjithëpërfshirës”, duke pasqyruar arritjet dhe sfidat e vendit. “Raporti i këtij viti është pozitiv dhe konfirmon angazhimin e fortë politik të Shqipërisë për integrimin në BE, por thekson se dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta dhe më cilësore,” theksoi ambasadori.

Lidhur me kriteret politike, raporti evidenton se funksionimi i institucioneve demokratike mbetet i sfiduar nga polarizimi politik, nevoja për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, si dhe moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Raporti citon gjetjet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, duke vlerësuar procesin si konkurrues, por me mangësi serioze, përfshirë abuzimin me burimet publike. Megjithatë, përshëndes krijimin e komisionit të përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore,” deklaroi Gonzato.

Në fushën e drejtësisë, raporti vlerëson përparimet në zbatimin e reformës, përfundimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe forcimin e pavarësisë së sistemit. “Ka rezultate pozitive, por ende mbeten shqetësime për ndërhyrje të papërshtatshme, vonesa proceduriale dhe mungesë infrastrukture gjyqësore,” tha ai.

Ambasadori nënvizoi se Shqipëria ka bërë përparim të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, falë punës së SPAK-ut dhe forcimit të hetimeve financiare. “Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm dhe përpjekjet parandaluese kanë pasur ndikim të kufizuar,” theksoi Gonzato.

Ai përmendi gjithashtu miratimin e strategjisë antikorrupsion 2024–2030, si dhe krijimin e zyrës për rikuperimin e pasurive pranë Policisë së Shtetit, duke kërkuar rezultate konkrete nga puna e saj.

Në lidhje me të drejtat dhe liritë themelore, raporti evidenton progres në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, të të drejtave të pakicave, si dhe në barazinë gjinore. “Përpjekjet duhet të intensifikohen për të luftuar diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore, si edhe për deinstitucionalizimin e fëmijëve në nevojë,” tha Gonzato.

Sa i përket lirisë së shprehjes, ambasadori theksoi se Shqipëria ka bërë “vetëm përparim të kufizuar”. “Nevojiten hapa të mëtejshëm për të forcuar pavarësinë dhe pluralizmin e mediave, për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe për të përmirësuar kushtet e tyre të punës,” deklaroi ai.

Në përmbyllje të fjalës, Gonzato bëri thirrje për dialog dhe konsensus të gjerë politik. “Anëtarësimi në BE është një projekt gjithëshoqëror që kërkon përfshirjen e qeverisë, opozitës, qytetarëve dhe shoqërisë civile. Vetëm kështu ky proces do të ketë legjitimitet demokratik,” theksoi ambasadori i BE-së.

“Mbi 90% e shqiptarëve duan ta shohin Shqipërinë anëtare të BE-së. Qeveria dhe institucionet duhet t’i përgjigjen kësaj pritshmërie. Delegacioni i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi,” deklaroi Gonzato. r.k

Previous Post

DEKLARATA/ Berisha: “Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut në aferën e tunelit të Llogarasë është Edi Rama”

Next Post

Kushtetuesja do të shqyrtojë arrestimin e Ilir Metës

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur Ilir Meta qëllohet me shpullë nga efektivi i policisë

Kushtetuesja do të shqyrtojë arrestimin e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.