Genc Deromenaj
Drejtori i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen ndërsa kishte vetëm 5 muaj që e kishte marrë këtë detyrë.
Ish-kreu i PD Vlorë e pranoi këtë funksion duke ngjallur debat të madh në qytet për faktin se po flirtonte me qeverinë ndërkohë që kishte drejtuar opozitën në këtë bashki prej kohësh.
Shkaqet e largimit mbeten ende të paqarta por drejtorët e kadastrës në Vlorë e mbajnë këtë detyrë vetëm disa javë dhe më pas largohen. Rasti i tij konsiderohet periudhë e gjatë. m.k











