• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FJALA E PLOTË/ Fjalimi i Ramës në përcjelljen e Nanos, mungesë pendese për refuzimin si President, risjell takimin me Millosheviq në një dritë të re

droni by droni
2 November, 2025
in Kronika, Kryesore, Politika
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama duke mbajtur fjalimin e përcjelljes

Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin zyrtar në përcjelljen e ish Kryeministrit dhe ish kryetarit të PS, Fatos Nano. Në fjalën e tij nuk pati pendesë për mungesën e mirënjohjes ndaj tij kur ai kërkoi të mbështetej për President në 2012, por ndërkaq zbardhi sipas asaj që vetë Nano i kishte thënë, takimin mes Nanos dhe Millosheviqit në Kretë në nëntor të 1997.

FJALA E PLOTË E EDI RAMËS/ I thonë një fjale,  “vdis pa të të dua”.

Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë ti ike përgjithnjë.

Por sa të paskan dashur e të paskan admiruar mor burr i dheut!

Po edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur!

Mezi ç’paskeshin pritur të ta tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.

More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që erdhën të të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës, e që t’i lëshuan mbi fytyrë për vite e vite të tëra me radhë, tërë të zezat e gjuhës shqipe, – veç ta shije si t’i kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre!

Plasja më vjen që s’jemi sot në një darkë që s’do kishte të paguar!

Po ndërkohë, në vend që të qeshja ca me ty sonte, mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën të them të drejtën nuk e imagjinova dot fare, hiç, as pasi miku ynë Solis më shkroi me keqardhje të madhe se kishe hyrë në një koma irreversibile.

Mendova atë çast vetëm gruan tënde të paepur Xhoin, që do të vazhdonte të rrinte koka edhe për kushedi sesa vjet të tjerë, si një roje besnike e gjumit tënd të pambarimtë, por të betohem, as fare nuk të mendova ty, assesi jo të shtrirë në një arkmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë të cilën e deshe dhe jetove, duke ia marrë sa munde të tëra orët e vogla të natës, e duke ia pirë gotat e fatit me fund, ashtu si vinin, dhe duke ia tymosur kapitujt me po atë ëndje, qoftë kur ngjiteshe në majë, e qoftë kur prekje fundin, apo kur tërhiqeshe mënjanë.

Po ja që erdhi befasisht për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë e të parës lamtumirë që kryetari i familjes më të madhe politike të shqiptarëve, i jep jo thjesht një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë.

E teksa rrotullohesha me sy anë e përqark faqes së bardhë në ekran, duke përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire m’u ndërmend ajo historia jote me vdekjen e Mao CeDunit dhe m’u duk vetja fiks si ai drejtori i Metalurgjikut që duhet t’u thoshte diçka kinezëve të mbledhur në sheshin e madh të Kombinatit, pas lajmit të ndarjes nga jeta të kryetarit Mao. I hutuar prej situatës së papritur, drejtori kërkoi mëndje lartë në Komitetin Qendror, se ç’duhet të bënte me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh, që të ishte në lartësinë e ngjarjes. I thanë se do të pyesnin lart fare dhe do t’i kthenin përgjigje, por kur përgjigja po vononte dhe kinezët nuk luanin vendit, i shkreti drejtori i ra përsëri telefonit në kërkim të orientimit nga lart. “Na thoni ç’të bëjmë”, – tha, “se nuk pret puna”. Përgjigja që mori ishte e çarmatosëse, “orientim nga lart fare nuk ka, kështu që bëni siç keni bërë herë të tjera”!

Dhe natyrisht që këtë herë është shumë ndryshe nga herët e tjera, edhe sepse njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana, ku lindi, u rrit, u adhurua e u anatemua dhe bëri histori është një rast tejet i veçantë për t’u përcjellë me fjalët e rastit, pa u bërë qesharak, siç më duket mua, të paktën se u bënë ata që duke folur për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, morën me të mirë tërë këto ditë veten e tyre.

Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies sonë, zhvilluar mes ekstremesh nga “birësimi” im në familjen socialiste, me bekimin e tij, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji. Ose jo, ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes së madhe socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe dhënë vend në odën e shtëpisë sonë politike, duke thyer asokohe një mur të madh ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk qe ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës.

E kam pyetur veten në kohë të ndryshme nëse Fatos Nano e deshi apo jo barrën e kryetarit të Partisë Socialiste, e nëse vërtetë e mori përsipër, apo ajo i ra mbi shpatulla me të tërë vrazhdësinë e faktit të kryer ato ditë e netë kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysmë shtize dhe me moralin e rënë nën shuajt e këpucëve të shqyera nga marshimi 45 vjeçar, drejt horizontit të kuq, që vetëm largohej derisa u zhduk në gurmazin e konsumuar të komunizmit, i cili tamam në sallën e madhe të këtij Pallati Kongresesh nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë planetin, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit që frynte e përplasej mbi “kongresmenët”, e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit të tyre në një fishkëllim sa çjerrëse, aq edhe qesharake, kur nga foltorja shpallej dorëzimi përpara realitetit.

 I gjendur aty mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve, gjëmimbytur nga ardhja e qametit dhe sekretarëve lëkurë rreshkur nga dielli, ara, fabrika, kantiere, “qorri”, siç e quanin shokët dhe e quanim mes nesh më duket gjithnjë si protagonist dhe si peng njëkohësisht.

Fytyra e dy kumtimtë e kuadrit të ri të partisë që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e profesorit garip të Ekonomikut, që tregonte barsoleta tallëse për regjimin duke pirë raki dhe që luante Beatles dhe Rolling Stones me kitarën e tij.

Nuk e kam dyshuar asnjëherë që pikërisht profili i tij jo skematik, i dha Fatos Nanos me hirin e pahirit skeptrin e të majtës së porsalindur, pas “varrimit të Partisë së Punës”, por besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, përtej forcës përcaktuese të ngjarjeve, deri dhe të rënda fare, ishin pasqyrë, e pikërisht një dyzimi të thellë mes protagonistit të madh dhe pengut të një detyre prej të cilës ai tentonte të “arratisej”…. sa herë që t’i jepej mundësia. Por ama, qe pikërisht ai dyzim, pjellë e natyrës së tij jo dogmatike dhe aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, e cila ekspozoi të gjithë dogmatizmin primitiv të pengmarrësve, jo vetëm të Fatosit, por dhe të vetw lëvizjes demokratike që u bë fati i Partisë socialiste dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të socialistëve, duke i dhënë Partisë Socialiste një frymëmarrje të re dhe një perspektive reale për t’u kthyer nëforcë dominante të politikës shqiptare.

Pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por dhe vetë Fatosi pa atë sakrificë të imponuar mbase nuk do ishte bërë një lider aq jetëgjatë në një kohë trazirash e ngatërresash, jashtë e brenda partisë ku lidershipi i tij ishte shumë më tepër frymë sesa prezence, shumë më tepër hapësire sesa kohë, shumë më tepër improvizim sesa programim dhe ku natyra e tij lidershipi së bashku me rikthimet e bujshme të kryetarit pas arratisjeve të tij përbwn një material historik dhe socio-politik me një vlerë të jashtëzakonshme për këdo që një ditë do marrë përsipër ta zbërthejë vertetwsisht dhe jo ta mbërthejë hipokrizisht, rolin vendimtar të Fatos Nanos, jo vetëm mbi atë që ishte nën drejtimin e tij, por dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste.

Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto tanimë e mirënjohur e tij, e cila për mua mbetet pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes nga burgu. Më befason gjithnjë ndryshimi i hatashëm mes atij Fatosi dhe Fatosit të prangosur para gjykatësve që e burgosën.

Fatosi u gjyqit është profesori i ekonomikut që mbahet fortë për sytë e popullit para burgosjes peng i dyfishtë i asaj dite, qw kur i hodhën në kurriz barrën e madhe që mbase nuk e deshi asnjëherë me gjithë shpirt dhe i persekutorit të tij xhahil, që e deshi me patjetër në burg.

Ndërsa Fatosi tjetër, ai i selisë i sapodalë nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, është një kafshë e rrallë politike që përtej të gjithave dhe pavarësisht të tërave ka radhën më të parë, meritën e madhe, që PS nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një tabu për PS-në dhe e bën PS–nwkrenare për qenien e saj  një zëdhënëse, një mbrojtëse dhe një promotore e palëkundur e interesave madhore të vendit dhe të kombit shqiptar.

Ndër ata, që e nderuar kryetarin tonë me fjalë të mëdha pas vdekjes ishin dhe ata që e ngritën dhe e ulën “tradhtar” pse takoi Slobodan Millosheviccin gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në Selanik dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë.

Unë e kam dëgjuar prej tij bisedën me “kasapin e Beogradit”dhe nuk e kam idenë nëse Fatosi e ka lënë të shkruar diku, por,jo vetëm që në atë takim dhe në atë bisedë, nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet në dritë fjalët e thëna në atë takim, si dhe në takimet, bisedat dhe bashkëpunimet e Fatos Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni, atëherë askush, dot askush, nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetarit themelues të partisë sonë për çlirimin e Kosovës dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit e rendit Fatos  Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë.

Pas varrosjes së Partisë së Punës Fatos Nnao ishte kyç në kalimin e shkretëtirës prej socialistëve dhe në bashkimin e tyre me botën demokratike.

E kam kujtuar dje gëzimin e tij pas takimit, po në sallën e madhe bashkëngjitur, ku lajmëroi pranimin e Partisë Socialiste në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re. “Si dita e diplomës kjo sot”, – më tha duke qeshur.

Në krye të qeverisë së vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtet ndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit 1997, duke u përballur me një opozitë primitive, hakmarrëse, destruktive,deri në sulme të armatosura  ndaj institucioneve dhe ndaj tij,personalisht, fizikisht.

Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën.

I dashur Fatos,

Do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si mes shoferit të turnit të parë me shoferin e turnit të dytë për të njëjtën makinë, ku e kuptonim njeri-tjetrin në ajër dhe ku, kur ndodhte të ndanim ndonjë dilemë strategjike, këshillat e tua vinin të qëruara mirë, duke më ndihmuar shumë për të vënë pikën mbi “i”.

Ndërkohë që kur mendoj se çfarë katër rrotaku sovjetik more ti në dorëzim në turnin e parë, me çfarë mjeti më të mirë mora unë prej teje në të dytin për ta kthyer PS në brandin e shpejtësisë për Shqipërinë europiane që është sot, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, por thjeshtë mos vdeksh kurrë Fatos Nano.

Previous Post

Qeveria vendos ditë zie kombëtare për Fatos Nanon

Next Post

Mijëra qytetarë nderojnë Fatos Nanon. Rama mban fjalimin zyrtar, fjalë prekëse nga Xhoana dhe i biri Sokoli

droni

droni

Next Post

Mijëra qytetarë nderojnë Fatos Nanon. Rama mban fjalimin zyrtar, fjalë prekëse nga Xhoana dhe i biri Sokoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.