Balluku duke hyrë në kryeministri këtë mbrëmje
Belinda Balluku arriti në Kryeministri menjëherë pas daljes nga SPAK.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është parë këtë pasdite duke hyrë në godinën e Kryeministrisë, pak minuta pas daljes nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Besohet se Balluku është thirrur për një takim të menjëhershëm me kryeministrin Edi Rama, ndërsa detajet e takimit nuk janë bërë publike.
Balluku sapo ka marrë zyrtarisht edhe akuzën e ngritur ndaj për abuzim me një tender 180 milionë euro.
Balluku ka marrë avokate të motrën, Pamela Qirko, ish drejtuese e vetingut. Qirko ka regjistruar vetëm një ditë më parë zyrën e saj të avokatisë. r.p










