Grupi parlamentar i PD
Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, tani janë dënuar 3 herë më pak sepse SPAK bën pazar me dosjet, sikurse tha Berisha.
“Mora raportet e Departamentit të Shtetit, statistikën e këtyre raporteve të viteve 2008-2009.
Çfarë tregonin këto raporte?
Këto tregonin se në këto 2 vite, task-forca kundër korrupsionit çoi në gjykatë dhe u dënuan 630 zyrtarë.
Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gtjihsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar. Pra, tre herë më pak”, tha Berisha.
Në vijim ai shpjegoi se pse ishin dënuar aq shumë persona në dy vite.
“Pse përpara në dy vite u dënuan 630? Sepse përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici kriminal, as hetuesi, as doganieri. Se ishin të gjithë bashkë.
Pra, veprimi ishte në grup. I kam dëgjuar të thonë se nuk janë dënuar përpara kryeministra… përpara janë dënuar dy kryeministra”, tha Berisha.
Ai i kosnsideroi këto si mashtrime ordinere të një memorie të shkurtër që duan t’u shkruajnë shqiptarëve historinë sipas oreksit të tyre.
U janë hequr imunitete edhe zëvendëskryeministrave, edhe në vitin 2009 dhe kanë shkuar në procese gjyqësore, përfundoi Berisha. a.b










