Foto ilustruese
Një person u qëllua me thikë nga i biri sot në mesditë në Durrës duke humbur jetën.
Ngjarja ndodhi në Shkallnuer, Durrës ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia e Durrësit. a.b











