Tom Doshi në kafe me miqtë
Kreu i PSD dhe biznesmeni Tom Doshi reagoi sot pas një postimi të kreut të PD, Sali Berisha ku shkruante se Doshi është arratisur nga frika e një arrestimi.
”O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, shkruan Doshi në rrjete sociale. a.b











