Sipas verifikimeve zyrtare të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ushqimet që iu dërguan Nuredin Dumanit më 29 gusht 2025 janë sjellë nga familjarët e tij dhe janë regjistruar sipas rregullave të brendshme të institucionit.
Në regjistrat zyrtarë rezulton se ndër ushqimet e dorëzuara përfshiheshin edhe fruta deti, konkretisht karkaleca, të cilët janë futur në ambientet e burgut në mënyrë të ligjshme dhe të dokumentuar si dërgesë familjare.
Autoritetet sqarojnë se nga verifikimet e kryera nuk ka asnjë tregues se ushqimi është futur nga persona të tjerë apo në rrugë të paligjshme.
Kujtojmë se pak ditë para kësaj date, Nuredin Dumani është shtruar në spitalin e burgut për arsye shëndetësore që lidheshin me helmimin nga ushqimi. a.b












