Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar lirimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u arrestua të shtunën pas një përplasjeje të ashpër verbale me prokurorin Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore në çështjen ndaj të pandehurit Maksim Lika (“Suçi”).
Sipas burimeve hetimore, prokuroria ka vlerësuar se masat e arrestit ndaj avokatit janë të panevojshme dhe se ngjarja mund të trajtohet si incident procedural, pa elementë të veprës penale të “kërcënimit ndaj funksionarit publik”. Si pasojë, ndaj tij është kërkuar masa e sigurisë me detyrim paraqitjeje.
Avokati Barjami ishte prangosur pas një kallëzimi të prokurorit, i cili pretendonte se ishte kërcënuar. Në një audio-regjistrim të publikuar më pas, dëgjohet Barjami duke deklaruar se “do merrej personalisht me prokurorin dhe oficerët”, deklaratë që sipas mbrojtjes është nxjerrë jashtë kontekstit dhe përfaqësonte vetëm reagim profesional i nxitur nga debatet për provat e çështjes. a.b











