Foto ilustruese
Një person hodhi benzinë në një dyqan në Kukës duke vënë në rrezik jetën e personave që ndodheshin atje.
”Rreth orës 15:33, në lagjen nr 2, në një dyqan të një kompanie celulare, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, dyshohet se ka derdhur një sasi benzine dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e shtetasit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Kukësit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. a.b











