Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në një spital privat në Tiranë. Sipas burimeve, ai është shtruar në repartin e reanimacionit që prej datës 8 tetor.
Nano ka pësuar arrest kardiocirkulator, siç njihet në terma mjekësore, por mjekët e kanë rikthyer në jetë ndonëse sipas burimeve ka dëmtime serioze dhe reagon vetëm ndaj dritës.
Kjo nuk është hera e parë që lideri historik i Partisë Socialiste përballet me vështirësi shëndetësore. Dy vite më parë, ai u shtrua për disa javë në spital pas një komplikacioni pulmonar dhe për një periudhë të shkurtër qëndroi i intubuar për shkak të gjendjes së rëndë. a.b












