Vendi i aksidentit. Makina fare afër hendekut të urës
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, në zonën e njohur si “Plepat” me 5 të plagosur.
Nëse makina me 4 persona brenda do të kishte rreshqitur nga ura bilanci mund të ishte tragjik.
Ngjarja ka ndodhur në aksin “Kavajë – Plepa”, pranë mbikalimit, ku një nga automjetet e përfshira në aksident dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun e kundërt të rrugës.
Policia Rrugore dhe ekipet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe duke punuar për normalizimin e qarkullimit në këtë segment.
“Automjeti që drejtohej nga shtetasi E. B., 61 vjeç, është përplasur me mjetin tjetër që kishte në timon shtetasin S. P., 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur të dy drejtuesit dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga E. B. Të lënduarit janë dërguar në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm”, njoftoi policia e Durrësit.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.a.b










