Poligon qitje në Tiranë
Një 35 vjeçar humbi jetën sot pasi dyshohet se qëlloi veten me një armë brenda në një poligon qitjeje në Tiranë.
“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia e Tiranës. a.b










