Gjiri i Limionit
Hetimet për pronat e ushtrisë kanë vënë nën hetim edhe disa zyrtarë të nivelit të lartë të administratës publike ndërsa u kontrolluan 6 persona dhe kompania “Maryna Bay Saranda”
Në listën e personave të kontrolluar janë administratori i OSHEE-së, Enea Karakaci, punonjësja e Ministrisë së Infrastrukturës Teuta Balili, si dhe Belioza Çoku, ish-drejtore kabineti në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë kohës kur drejtohej nga Olta Xhaçka. Po ashtu, janë kontrolluar edhe Artan Dulaku, Genard Kastrati dhe Bardhyl Kollçaku.
Hetimet po drejtohen nga prokurorja Manjola Kajana, ndërsa pjesë e kontrolleve ka qenë edhe selia e kompanisë “Maryna Bay Saranda”, ku aksioner rezulton edhe Artan Dulaku dhe administrator Genard Kastrati.
Sipas burimeve, kontrollet ndaj Karakacit dhe Balilit lidhen me postet që ata kanë mbajtur në procesin e përgatitjes së dokumentacionit dhe kontratës mes shtetit dhe biznesmenit Dulaku për marrjen në përdorim të pronës ushtarake në Sarandë. a.b











