• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Argumentat e Ramës në Gjykatën Kushtetuese: Pse e shkarkuam Veliaj përmes ‘shkeljes administrative’

droni by droni
16 October, 2025
in Kryesore, Politika
0
Kryeministri Rama pyetet nëse Veliaj duhet të shkojë në burg. Nuk thotë ‘jo’!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar këtë të enjte Gjykatës Kushtetuese parashtrimet zyrtare në lidhje me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në dokumentin e dorëzuar, thuhet se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin nr. 69, datë 23 shtator 2025, pasi kryebashkiaku ndodhet në pamundësi fizike për t’u paraqitur në detyrë që prej 10 shkurtit 2025, për shkak të masës shtrënguese “arrest në burg” të vendosur ndaj tij.

“Këshilli Bashkiak e ka konsideruar këtë situatë si një shkak ligjor për shkarkim, pasi pamundësia për ushtrimin e funksionit për më shumë se tre muaj përbën arsye të ligjshme për largim nga detyra, sipas shkronjës ‘c’ të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’, të ndryshuar”, thuhet në parashtrimet e Këshillit të Ministrave.

Në argumentimin e tij, Këshilli thekson se shkarkimi i Veliajt ka karakter administrativ, dhe për këtë arsye “duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, jo nga ajo Kushtetuese”.

Po ashtu, theksohet se pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale nga pala mbrojtëse, gjykata ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg dhe nuk ka pranuar as heqjen e saj, as zëvendësimin me një masë tjetër që do t’i mundësonte Veliajt të kthehej në detyrë.

“Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është i njohur publikisht dhe nuk mund të vihet në dyshim”, nënvizohet më tej në dokument.

Kujtojmë se një ditë më parë, Presidenca dorëzoi gjithashtu parashtrimet e saj në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që ankimi i paraqitur nga Erion Veliaj të mos merret në shqyrtim.

Parashtrimet e Keshillit te Ministrave/ Projektvendimi parashikon shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, mbështetur në propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, të miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025.
Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë. Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.
Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim. Po kështu nuk mund të vihet në dyshim shqetësimi këshilltarëve bashkiakë për dëmin e rëndë që i shkakton nevojave te qeverisjes së kryeqytetit dhe interesit të qytetarëve të Tiranës, mungesa e zgjatur në detyrë Kryetarit të Bashkisë. Këshilli Bashkiak ka propozuar shkarkimin, si rruga e vetme ligjërisht e mundëshme në dorën e tij me qëllim fillimin e procedurave të mëtejshme, për të rikthyer normalitetin qeverisës në Bashkinë Tiranë. Ky vullnet politik dhe ligjor i përfaqësuesve të zgjedhur të Kryeqytetit nuk mund të neglizhohet dhe Këshilli i Ministrave nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të finalizojë procedurën ligjore të shkarkimit.
Ligji nr.139/2015 ka parashikuar që procedura e shkarkimit, për shkakun e përcaktuar në shkronjën “c” të nenit 62 të finalizohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshe shumica e rasteve të tjera të krijimit të vakancave, të cilat kërkojnë vetëm konstatimin e faktit juridik, pas informacionit të marrë nga prefekti i qarkut përkatës.
Neni 62 kërkon vendim të Këshillit të Ministrave për tre shkaqe ligjore shkarkimi. Shkaku i parë buron nga Kushtetuta dhe i takon kompetencës së Këshillit të Ministrave që, me vullnet politik, të vendosë shkarkimin e organit të zgjedhur vendor, kur konstaton shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve nga ana e këtij të fundit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton në nenin 115 të saj se “organi zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. Pika 2 e këtij neni përcakton, se “organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”.
Kjo dispozitë e Kushtetutës nuk ka qëllim që të përcaktojë kompetencën në rastin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë, por ka qëllim që të mbrojë pavarësinë e organeve të qeverisjes vendore nga ndërhyrjet e pushteteve të tjera, duke i dhënë kryetarit të bashkisë mbrojtje të posaçme, në rastet kur ndaj tij vepron mekanizimi i shkarkimit politik. Jo rastësisht, Kushtetuta e cila nuk lejon vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për akte me karakter individual, në rastin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë, që është gjithashtu akt me karakter individual, ka përcaktuar shprehimisht jo vetëm të drejtën për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, por ka përcaktuar edhe pezullimin automatik të aktit, në rastin kur bëhet ankimi.
Rasti kushtetues i mësipërm është përfshirë me të njëjtin formulim edhet në shkronjën “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, duke u përfshirë më vete në listën e shkaqeve ligjore që sjellin shkarkimin. Shkaqet e tjera të shkarkimit nga Këshilli i Ministrave vijnë për motive juridike, të cilat janë jashtë vullnetit të Këshillit të Ministrave. Në rastin e shkronjës “b” faktet juridike konfirmohen në mënyrë të pakundërshtueshme nga pushteti gjyqësor (dënim nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale). Në rastin e shkronjës “c” fakti juridik konfirmohet nga këshilli bashkiak në rrugë administrative dhe me vendimmarrje (mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë).
Diferenca me shkronjën “a” të nenit 62, qëndron në faktin, se kur ndodh shkarkimi për shkelje të rënda të Kushtetutës apo të ligjeve të tjera, mbrojtja bëhet me instrumenta kushtetuese (Gjykata Kushtetuese), kurse për rastet e tjera, palët e prekura mund të shfrytëzojnë vetëm instrumentat administrative të mbrojtjes dhe t’i ngrejnë pretendimet në gjykatën kompetente administrative dhe jo sipas procedurës së posaçme që përcakton neni 115 i Kushtetutës. Po kështu, nuk zbatohet procedura e posaçme e nenit 115, të Kushtetutës edhe në rastet e tjera të mbarimit para kohe të mandatit, që përcaktohen të listuara në nenin 61, të ligjit nr.139/2025.
Kjo analizë e shkaqeve dhe mjeteve juridike ka rëndësi në kuadër të këtij projektvendimi, sepse lidhet drejtpërdrejt me qëllimin e Këshillit Bashkiak Tiranë për hapjen e rrugës për zhvillimin sa më shpejt të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në këtë bashki.

Previous Post

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-Presidentit

Next Post

Kushtetuesja i shkurton mandatin Sonila Bejtjes pas kërkesës së Presidentit Begaj

droni

droni

Next Post

Kushtetuesja i shkurton mandatin Sonila Bejtjes pas kërkesës së Presidentit Begaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.