Gjykata e Lartë prish vendimin e dënimit ndaj Bashkim Dedjas, ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese — çështja kthehet për rigjykim.
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e dënimit ndaj Bashkim Dedjas, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe ta kthejë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas njoftimit me numër 59407-00531-00-2024, GJKKO ka vendosur “prishjen e vendimit nr. 06, datë 13.02.2024” të dhënë nga Apeli i Posaçëm, dhe “kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues”. Vendimi është firmosur nga gjyqtari S. Binaj.
Bashkim Dedja akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, sipas nenit 257/a/2 të Kodit Penal. Gjykata e Lartë konstatoi parregullsi procedurale dhe vlerësoi se vendimi i mëparshëm nuk kishte shqyrtuar në mënyrë të plotë provat e paraqitura gjatë procesit. a.b












