Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë.
Policia gjen armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike.
Njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë.
“Policët kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. K. dhe J. H., të dy 16 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në lagjen nr. 1, u gjetën 1 dorezë metalike (përforcues grushti), një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11.05.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari”, njoftoi policia e Pogradecit. a.b












