PKK Murriqan
Arrestohet në Muriqan një 56-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 16 vite burg.
Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Në vijim të kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, në hyrje të territorit shqiptar u kap Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Apelit në Ankona e ka dënuar Joanun me 16 vite e 4 muaj burg, për përfshirje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, në zbatim të legjislacionit penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po kryen procedurat ligjore për ekstradimin e 56-vjeçarit drejt Italisë. a.b










