Dy të rritur arrestohen në Fier, kryen marrëdhënie seksuale në prezencë të fëmijëve të mitur. Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona, pas një denoncimi të bërë nga emisioni investigativ “Piranjat”, për një rast të rëndë me vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasit V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, të akuzuar për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Hetimet paraprake kanë treguar se të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të tre fëmijëve të mitur, të cilët janë nipërit e shtetases A. Gj.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.a.b











