• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Diferenca mes një shteti që ekziston për njeriun dhe ai që ekziston për kastën

droni by droni
9 October, 2025
in Kryesore, Opinion
0
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sonila Meço (marrë nga faqja e saj në Facebook)

-Nuk e zgjidhim dot ne rastin e saj, – mu drejtua me pezmin e pamundëdisë Elkieri, kolegu im, teksa i dërgonte numra gazetarësh e emisionesh investigative një gruaje të rraskapitur shoqëruar nga i biri me nevoja të veçanta në hyrjen e tv ku punojmë. Një konflikt pronësie me familjarët e kish lënë rrugëve po aq sa drejtësia.

Në 48 orët e fundit, celulari është mbushur në çdo inboks të mundshëm nga denoncimet dhe ankesat e njerëzve të tërhequr zvarrë vitesh e brezash nëpër korridoret e trishta të drejtësisë shqiptare. S’do mjaftonin dy jetë për me tregu historitë e shqiptarëve të marrë peng nga sistemi në vendin e tyre.

E kur mendova se në mbrëmjen e vonë me kokën në nënkresë ndala për pak orë mësymjen e dramave të shumë shqiptarëve në rrjetet e mia të komunikimit, një mesazh pulsues, strukur në msn po peshonte me ngulm kundra qepallave të mia thuajse të mbyllura.

Një mik virtual, por i panjohur në jetë, që kish emigruar vite më parë, i tronditur nga akti ekstrem i goditjes së një gjyqtari, në atë që e cilëson si “një luftë civile të pashpallur”, më rrëfente butë përvojën e vet si njeriu që kishte humbur identitetin në vendin e lindjes.

Qysh prej vitit 2018 ka hedhur në gjyq Gjendjen Civile të Republikës për t’i njohur emrin me të cilin ka ardhur në jetë, por edhe shtatë vjet më vonë ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga drejtësia. Asnjë njoftim, asnjë përgjegjës për këtë absurditet. Dhe kjo, më tha, është Shqipëria, ku të jesh vetvetja është procedurë, jo e drejtë.

Bruno, siç më rrëfente, ka lindur në Shqipëri, në fillim të viteve ’80, nga dy prindër që dashuronin njëri-tjetrin, por që nuk mund të martoheshin.
Një xhaxha i arratisur kish mjaftuar për “njollën në biografi” të të atit dhe që dashuria e tyre të konsiderohej e rrezikshme.
Në atë sistem, gjithçka që sfidonte hierarkinë e frikës duhej ndëshkuar. Edhe dashuria. Kur Bruno erdhi në jetë, regjimi vendosi se edhe foshnja duhej të mbante peshën e fajit të të tjerëve. Në moshën katër vjeçare e dërguan në një shtëpi fëmijësh e ku më vonë u birësua nga një familje e nderuar në Përmet.

Por shteti, që nuk njihte dot dashurinë, shpiku një zgjidhje të vetën. E bëri fëmijën “të ri”, me emër tjetër, mbiemër tjetër, vendlindje tjetër.
Por nuk e fshiu identitetin e parë.
Dhe që prej asaj dite, në regjistrat e Shqipërisë, ai ekziston dy herë, si dy hije të së njëjtës qenie.

Në vitin 2018, ai paditi Gjendjen Civile për t’i kthyer identitetin e lindjes.
Dosja udhëton nga një zyrë në tjetrën, e çdo herë mbetet pezull. Shteti nuk di ç’të bëjë me të. As ta pranojë, as ta zhbëjë. Ai është bërë një gabim administrativ i përhershëm, një njeri që ekziston në sistem, por jo në ndërgjegje.

Dhe ndërkohë që Shqipërisë nuk i mjaftojnë as 7 vjet, një gjykatë në Ontario të Kanadasë e dëgjoi, e kuptoi dhe në një seancë të vetme, brenda 30 minutash i njohu të drejtën e emrit të vet.
Në pak muaj mori pasaportën me identitetin që i përkiste që prej ditës së lindjes.

Një shtet i huaj ia njohu menjëherë atë që i veti s’ia kish njohur një jetë të tërë. Kjo është diferenca mes një shteti që ekziston për njeriun dhe një shteti që ekziston vetëm për kastën, i pari të njeh, i dyti të harron.

Por jo vetëm, pasi mbaroi universitetin, punoi në administratë dhe u hoq nga puna sepse refuzoi të bëhej patronazhist. E paditi shtetin për heqje të padrejtë. Edhe aty, verdikti qe heshtja. Edhe dosja e tij e dytë endet si një shpirt që kërkon trupin.

I bindur se historia e tij ngjan aq e vogël karshi mundimeve të shqiptarëve me pronat, më shkroi:
“Me qetësi se nuk jam i pari dhe I fundit dhe ti e di shumë mirë këtë, por jua nisa thjesht si rast se edhe për kaq gjë ka burokraci e zvarritje sa e gjen të drejtën kollaj fare atje ku NUK lind e jo atje ku lind njeriu”.

Mirëpo aty fillon depersonalizimi i plotë i qytetarit, që reduktohet në një dosje që endet mes zyrash, i mbyllur, i vulosur, i harruar, si një difekt në sistem.

Reforma në drejtësi, që duhej të ish shërimi u bë autopsia e fundit e këtij trupi të ngrirë institucional.
U premtua si rikthim besimi, por doli si eksperiment politik që shkatërroi çdo garanci ligjore dhe çdo ndjenjë sigurie njerëzore. Një operacion eksperimental që u bë në trupin e shtetit pa anestezi dhe pa kirurgë, ku pacienti (qytetari) u la të mbarojë vetë.

Sot askush nuk beson më në drejtësi, pavarësisht sondazheve të porositura me rekorde qytetarësh besimplotë.
Ama ndërsa njëri shkrep armën, të tjerë dynden në media për denoncime e të tjerë emigrojnë, të bëhet atdhé nje vend mijra kilometra larg tëndit, sepse të fut ne sistem duke të të respektuar dinjitetin, të lejon të gjesh drejtësi, sepse të do qytetar të dobishëm e jo një statistikë që mbijeton me pistoletë në brez.
Atje ku Gjykata është vendi ku shteti provohet çdo ditë, e jo çdo mandat.
Atje ku drejtësia nuk është heroizëm, por higjienë institucionale.

Previous Post

Berisha përshëndet vendimin e Kushtetueses, ripohon mbështetjen ndaj Binajt

Next Post

Gent Çoçoli / Aleph Klub godet sërish, botoi më herët 2 romanet e nobelistit hungarez 2025

droni

droni

Next Post

Gent Çoçoli / Aleph Klub godet sërish, botoi më herët 2 romanet e nobelistit hungarez 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.