Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u zhvilluan homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 6 tetor, gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.
Në homazhe mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, si dhe Ministri i Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin gjyqësor.
“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjjthnjë”, ishte mesazhi i Kryeministrit Edi Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë, z. Astrit Kalaja. a.b












