Vajzat e shtëpisë rozë bashkë me policët
Policia ka zbuluar në Durrës, në lagjen nr. 12, një apartament ku ushtrohej prosti*ucion ndërsa u arrestuan në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.
“Si rezultat i hetimeve:
-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;
-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T.”, njoftoi policia e Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara. a.b











