Do të konsiderojmë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur që duan mbështetjen e PD për të fituar, tha sot kreu i PD, Sali Berisha duke pasqyruar kështu edhe debatin e vendimarrjen gjatë mbledhjes së kryesisë së PD.
“Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë.
Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura.
Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së.
Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare.
Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera.
Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur”, tha Berisha.
Në vijim ai tha se mbështetja për kandidatë të pavarur përbën një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm duke i dhënë opozitës shqiptare një dimension tjetër.
“Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu.
Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës.
Natyrisht duhet të jemi realist.
Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është.
Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike.
Pra, nuk është kjo.
Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.
Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës.
Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe.
A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi.
Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre.
Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa. Nuk mund të ndodhi kjo”, tha Berisha. a.b










