• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aksioni i madh i SPAK në Durrës, ‘çlirohen’ tokat në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

droni by droni
2 October, 2025
in Kronika, Kryesore
0
Hetime për skemat e grabitjes me mikrokredi, SPAK thërret anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë një aksion të gjerë në Durrës, mbrëmjen e kaluar dhe gjatë ditës së sotme, në kuadër të hetimeve për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit dhe për një vrasje të dyshuar.

Sipas burimeve, gjatë operacionit është kontrolluar banesa e Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Megjithatë, Laho nuk u gjet në banesë, ndërsa në pranga ka përfunduar vëllai i tij.

Ndër të arrestuarit është edhe Vullnet Muça, një person i njohur si problematik në zonën e Durrësit. Vetëm pak ditë më parë, ai ishte shoqëruar në polici pasi kishte kërcënuar drejtorin e Spitalit të Durrësit.

Gjithashtu, SPAK ka lëshuar urdhër arresti ndaj Enea Kumes, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

Në këtë aksion janë përfshirë edhe emrat e njohur të botës së krimit. Në pranga është vendosur kreu i grupit Avdylaj, Astrit Avdylaj, si dhe nipi i tij Aldo Avdylaj. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë ekzekutor në një ngjarje kriminale, por ende nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës.

Operacioni i SPAK pritet të shtrihet edhe në ditët në vijim, me synim goditjen e grupeve të përfshira në falsifikim pronash dhe veprimtari kriminale të rënda në zonën e Gjirit të Lalzit dhe më gjerë.

EMRAT/ Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi (Ndodhet në kërkim)

Astrit Avdyli (Ndodhet në burg )
Aldo Avdyli (Është në kërkim)
Edlira Avdyli (Masë ndalim për të dalë jashtë vendit)

Të arrestuar:

Vullnet Muça
Enea Kume
Vlash DraçI

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përmes të njëjtave hetime ekzekutimin e Edmir Bregut të ndodhur në vitin 2021 në Durrës. Në njoftimin e SPAK, bëhet me dije se porositës për vrasjen e Bregut është Astrit Avdylaj, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij. Ndërsa sipas SPAK, ekzekutori dyshohet është nipi i tij, Aldo Avdyl, i cili ndodhet në arrati.

Si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal është Astrit Avdylaj ndërsa si ndihmës dyshohet se është një person me inicialet E.K. Po ashtu SPAK informmon se Aldo Avdylaj e ka bërë ekzekutimin e Bregut në bashkëpunim me një person tjetër që është me inicialle E.K.

DETAJET/ Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprës penale të vrasjes, me paramendim me qëllim hakmarrjen, në formë e grupit të strukturuar kriminal si dhe autorëve që kanë kryer falsifikimin e dokumenteve të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

  • Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, E.B më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit.
    Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.B. (alias A.A), në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, E.A. (alias A.A).
    Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, E.A. (alias A.A), si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi E.K., ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
  • Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi, A.L., në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.
    Keta shtetas dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës, heqjen e fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë në volum, ku kanë qenë të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut” dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje, ku pasqyronin të regjistruara pasuri të zërit kadastral “Arë”, prodhimin e dokumenteve tërësisht të falsifikuar të praktikës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim hapjen e rrugës për të kaluar në fazën tjetër që ishte transferimi i pronësisë përmes aktit të shitjes apo aktit të dhurimit, etj.
    Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.
    Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me anë të vendimit nr.97, më datë 1.10.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj shtetasve shqiptarë:

  1. A.L, i dyshuar për veprat penale:
    a. “Falsifikimi i dokumenteve”, me shume se nje here, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
    b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

2. V.M, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, dhe i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 312 të Kodit Penal.

3. A.B, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. V.B, i dyshuar për veprat penale:
a. “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

5. E.A, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

6. A.B, alias A.A dhe A.S, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku)  në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

7. A.D, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku)  në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

8. E.K, i dyshuar për veprat penale:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku)  në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.

si dhe masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasen E.A, e dyshuar për veprën penale:

a. “Fallsifikim i dokumenteve”, kryer nga personi që ka pë detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 1.10.2025.

Zbatimi i masave të sigurimit ndaj shtetasve V.M, E.K, V.B, A.B dhe E.A, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarit A.L, E.A, A.B dhe A.D.

Në zbatim të vendimit nr. 614 datë 1.10.2025, u bë sekuestrimi preventiv i 11 (njëmbëdhjetë) pasurive me sipërfaqe totale 254.300 m², në  zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës. a.b

Previous Post

Berisha takon Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e Ramës

Next Post

MEDIA ITALIANE/ Biznesmenin italian nuk e vrau i dyshuari. Fillimisht e torturuan me shkopinj, e më pas

droni

droni

Next Post
Biznesmeni italian u ekzekutua pasi u godit në kokë me diçka të fortë. Të ndaluar, nga një familje biznesi në Tepelenë

MEDIA ITALIANE/ Biznesmenin italian nuk e vrau i dyshuari. Fillimisht e torturuan me shkopinj, e më pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025

Recent News

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

KQZ dështon të kalojë projektvendimet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Mësohet arsyeja

4 October, 2025
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe shfaq kalbësirën brenda PS, socialistët të lënë pas dore, vëmendje vetëm për patronazhistët

4 October, 2025
Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

Rikthehen shembjet në Theth, dhjetra shtëpi do rrëzohen

4 October, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.