Gjykata Kushtetuese ka bërë një sqarim zyrtar mbi çështjen nr. 28(E), datë 29 shtator 2025, që lidhet me ankimimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij.
Në reagimin e bërë publik, Gjykata nënvizon se është kryer publikimi i regjistrimit të kërkesës dhe se shpallja e saj është e barazvlefshme me njoftimin publik. Kjo do të thotë se pas kësaj procesi i shkarkimit të Veliaj duhet pezulluar. a.b











