Largimi i Ramës, rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e narkoshtetit shqiptar, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama pas publikimit të regjistrimeve në takimin e Arubës.
“Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e narkoqeverisë mbi mediat, imponimin e saj për censurimin e zhvillimit më flagrant, e denoncimit më flagrant të lidhjes së kreut të organizatës kriminale, Edi Rama me bursën botërore të drogave, me Arubën, me takimin qeveritar famëzi të zhvilluar në Aruba.
Duke shprehur një mirënjohje të pakufishme për antimafien italiane, e cila gjeti mënyrat për të informuar publikun shqiptar se, kryeministri i vendit mban lidhje qeveritare me grupet me të fuqishme të trafikut të drogës shqiptare, venezualiane. Se, Big Brother në Aruba, është Venezuela, në rrafsh me drogën.
Aruba, quhet ndryshe bankers of drug mafia. Ata bosët, aty e kanë vendin. Por aty, njëkohësisht, ka dhe një mbikqyrje të madhe.
Aruba, bankerët e mafies së drogës, ka si destinacion, nëpërmjet klaneve shqiptare të përcaktuara tri vende: Italinë, vendet e Beneluksit, dhe Spanjën.
Aruba, çarteri për në Aruba, ku thuhet, por nuk mund të them 100%, edhe njëherë, por mjaft zëra janë se, delegacionin e ka kryesuar vet Edi Rama.
Ajo që unë ju them 100%, kanë qenë ministra dhe zyrtarë shumë të lartë të qeverisë. Për këtë, po. Se pastaj, në rregjistrime, aty ku thuhet Trgeti, përshembull, në ato që ju kam lexuar unë ju, aty nënkuptohet Mario Çela që flet me Taulantin, në emër të Taulantit. Por këto nuk kanë lidhje me Arubën. Këto janë histori të tjera.
Problemi i tyre është se, ata përdorin kode. Pra, janë të rregjistruar me kode. Sigurisht, agjencitë e dinë se kush janë, 100%.
Nuk ka diskutim. Ne po bëjmë gjithçka t’i bëjmë publike. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar.
Largimi i Edi Ramës, është rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e mëdha të narkoshtetit shqiptar”, deklaroi Berisha. a.b











