Dy persona u arrestuan sot me dyshimin për përfshirjen në një krim makabër 5 vite më parë ku u vra Klevis Lleshi dhe më pas kufoma u fsheh.
Janë arrestuar Sabah Nuzi dhe Samet Loka të dy 31 vjeç té cilet dyshohen per vepren penale vrasje per gjakmarrje, fshehje dhe asgjesim kufome, pastrim i produkteve te vepres penale, grup strukturuar kriminal, vepra penale te kryera nga gr strukturuar kriminal.
Nderkohe ne kerkim jane shpallur Aurel Hoxha, i njohur dhe me emrin Aurelinjo Kalaveri 36 vjeç dhe shtetasi Sajmir Kolaveri te dyshuar per te njejtat akuza
Vrasja makabre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve ne Sky ecc.
Nje hetim i SPAK, sektorit te hetimit te krimit te organizuar e ka zbardhur nje vrasje dhe zhdukje personi 5 vite me pare. Behet fjale per Klevis Lleshin i cili u zhduk pa gjurme ne vitin 2020 dhe trupi i tij u gjet pas me shume se 2 vitesh ne nje fshat te Matit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit te tokes dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së nga ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi, 24 vjeç.
Ngjarja fillimisht u hetua nga prokuroria vendore ndersa familjaret kane kerkuar vazhdimisht drejtesi. Ngjarja dyshohet se eshte sage e nje gjakmarrje nder vite pasi te riut me heret i jane ekzekutuar babai dhe xhaxhai. Gjate nates jane ushtruar kontrolle ne disa zona ndersa nga GJKKO jane leshuar dhe masa sigurie. a.b












