Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkoi sot Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë duke i hapur rrugë shkarkimit të tij edhe nga Kryeministri Rama.
Shkarkimi Veliajt u bë me 50 vota pro, ku 5 anëtarë nuk morën pjesë në votim.
Disa anëtarë si Joleza Koka, Aldo Merkoci dhe Gazment Paja kanë refuzuar të vozojnë duke bojkotuar mbledhjen. Ndërkaq edhe Kryetarja në detyrë Anuela Ristani, nuk eshte ne mbledhje.
Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues.
“Sot është dita të marrim një vendim për qytetarët e Tiranës. Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur para.
Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projekt-vendimin për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj”, u shpreh Fino.
Sekretari i Këshillit Bashkiak i dërgoi sot një letër kryetarit në burg të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, para marrjes së një vendimi për shkarkimin e tij.
Në letër thuhet se nuk ekziston ndonjë vendim i Këshillit që ndalon pjesëmarrjen e tij në mbledhje. a.b











