Këshilli Bashkiak i Tiranës i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e së martës, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij. Në përgjigje, këshilli ka bërë të ditur se, nëse ai nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, ka mundësi të dërgojë me shkrim komentet dhe observacionet e tij, të cilat do të administrohen dhe lexohen gjatë mbledhjes.

Të premten, Veliaj kishte kërkuar pjesëmarrjen në këtë mbledhje, duke theksuar se mungesa e tij në punë nuk vjen nga vullneti personal, por si rezultat i një mase sigurie të vendosur nga gjykata, të cilën e konsideron disproporcionale. a.b











