Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive largoi sot Erion Veliajn nga kryetar i saj duke zgjedhur në vend të tij kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
Shumica e drejtuesve të bashkive të majta i votuan ndryshime pa bërë asnjë debat.
Posti i kryetarit të Shoqatës është mbajtur prej vitesh nga Veliaj, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës.
Shkarkimi i Veliajt nga drejtimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive, vjen 3 ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka në rend dite ka shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. a.b












