Vendi i aksidentit
Dy persona humbën jetën sot pasdite nga një aksident i rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Shkodër–Han i Hotit.
Automjeti me drejtues Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me një reklamë duke sjellë si pasojë vdekjen në vendngjarje të Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.
“Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet’, njoftoi policia”, njoftoi policia e Shkodrës. m.k











