Foto ilustruese
Një amerikane 63 vjeçe u gjet pa jetë sot në Shkodër. Policia ka bërë hetimet e para dhe ka arritur në një përfundim paraprak.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës. a.b












