• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD kërkon pavlefshmërinë e votimit të qeverisë, mocion shkarkimi për Peleshin

droni by droni
18 September, 2025
in Kryesore, Politika
0
Qeveria votohet në pak minuta, Rama i dha fjalën Diellës për të nxitur tension
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike kërkoi këtë pasdite pavlefshmërinë e seancës së sotme parlamentare dhe votimin e qeveeisë.

Në letrën që kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, kërkohet anulimi i votimit të sotëm, rithirrja e seancës plenare me të njëjtin rend dite dhe shmangia e çdo lloj provokimi nga ana e kryeministrit.

Lënda: ​​Konstatimin e pavlefshmërisë së seancës plenare të datës 18.09.2025.

Drejtuar:          ​KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, më datë 18.09.2025, ora 10:00, ishte thirrur seanca plenare, me rend dite projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit të Kuvendit, ndërpreu fjalën e tij dhe ia kaloi fjalën “Ministres virtuale Diella”, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren.

Ky veprim prej karagjozi dhe që cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare të datës 18.09.2025 u kundërshtua nga deputetët e opozitës, përmes një veprimi që nuk shkel etikën parlamentare dhe që është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti më i fundit në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi). Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancëplenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën.

Salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash” dhe reagimi i opozitës ishte për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Rregullores sëKuvendit. Kërcënimi i Kryeministrit që në nisje të fjalës së tij se deputetët e opozitës duhet të bëjnë apo sillen ashtu siç ai dëshiron, ose ndryshe Kryeministri nuk do të lejojë debatin parlamentar, ështëi papranueshëm dhe cënon rëndë rendin kushtetutes të një Republike Parlamentare.

Menjëherë pasi diskutimi i Kryeministrit ishte ndërprerë, jo nga ndërhyrjet e opozitës, por nga një video tallëse e një mesazhi virtual, Kryetari i Kuvendit, edhe pse fjala i ishte kaluar më parë Kryeministrit që duhet të vijonte me paraqitjen e programit politik, i kaloi fjalën Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë SocialisteTaulant Balla, i cili pasi kërcënoi deputetët e opozitës me heqjen e tëdrejtës për të diskutuar, në përputhje me nenin 49, pika 1 tëRregullores së Kuvendit, kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës. Kërkesa ishte për çështje të procedurës, në zbatim të nenit 49, pika 1, ku thuhet se: “Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Janë çështje të procedurës ……., kërkesat për ndërprerjen ose shtyrjen e seancës plenare ose të diskutimeve…”.

Pas fjalës për procedurë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, sipas pikës 3 të nenit 49, ku thuhet shprehimisht: “3. Në këto raste, përveç propozuesit që diskuton jo më shumë se 3 minuta, kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër jo më shumë se 2 minuta secili dhe merret vendim me votim të hapur nga Kuvendi me ngritjen e dorës.”, Kryetari i Grupit Parlamentar tëPartisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi të diskutonte si folës kundër 2 minuta lidhur me propozimin e bërë. Në kundërshtim me pikën 3, të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ia dha fjalën dhe ndërpreu seancën pa respektuar kërkesat e kësaj dispozite, dhe në mbyllje të saj u shpreh publikisht se do e jepte fjalën për procedurë menjëherë me rinisjen e seancës. Kërkesa për procedurë ishte regjistruar në sistemin elektronik të Kuvendit tëShqipërisë.

Në rinisjen e seancës, me një skenar asgjësues për Kuvendin dhe tëparapërgatitur për të mos lejuar debat parlamentar, në kundërshtim me pikat 1 dhe 3 të nenit 49 të Rregullores, në vend që t’i jepte fjalën menjëherë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, ashtu siç Rregullorja e detyron, Kryetari i Kuvendit ia kaloi përsëri fjalën Kryeministrit Edi Rama. Për të kundërshtuar këtë mohim tëtë drejtës së fjalës sipas Rregullores të deputetëve të opozitës, ende pa e marrë fjalën Kryeministri, një pjesë e tyre u ngritën në këmbë, për të kërkuar respektimin e Rregullores dhe të drejtën e fjalës për procedurë, që sipas nenit 49, pika 1 e Rregullores jepet menjëherë.

Në vend që t’i jepte opozitës të drejtën e fjalës për procedurë, Kryetari i Kuvendit ia rikaloi fjalën për procedurë Kryetarit tëGrupit Parlamentar të PS Taulant Balla, një veprim që bie ndesh me nenin 49 të Rregullores, sepse i njëjti person nuk mund të marrëdy herë rresht fjalën për procedurë. Në shkelje flagrante të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, propozoi që Kryeministri të mos bënte paraqitjen në Kuvend tëprogramit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, deputetëve t’u hiqej e drejta e fjalës, e drejta për të bërë pyetje dhe të mos zhvillohej debat për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke urdhëruar kalimin direkt në votim.

Kryetari i Kuvendit, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe pikat 3 dhe 4, të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin. 4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje”, hapi procesin e votimit dhe hodhi në votim projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

Ky veprim i Kryetarit të Kuvendit, është në shkelje flagrante tëprocedurës parlamentare, të parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe 110 i Rregullores së Kuvendit, që përfshin:

1. Paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit tëMinistrave nga Kryeministri përpara procesit të votimit;
2. Të drejtën e deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit tëvotimit;
3. Të drejtën për debat parlamentar, ku çdo deputet mund tëdiskutojë për 10 minuta, përpara procesit të votimit;
4. Të drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar;
5. Të drejtën e deputetëve për të votuar vetëm pasi kanë ushtruar tëdrejtën për debat.

Për shkak të shkeljes së procedurës sa më sipër, votimi i kryer nëseancën e datës 18.09.2025, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, dhe për pasojë është i pavlefshëm.

Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave është një akt kushtetues, që nuk mund të ndryshohet apo shoqërohet me veprime propagandistike, videomesazhe virtuale, apo mesazhe tallëse për deputetët e opozitës. Refuzimi i Kryeministrit për të vijuar me paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, është gjithashtu një akt jo kushtetutes, për shkak se paraqitja nuk është një akt vullneti i Kryeministrit, por një detyrim kushtetutes që buron nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.

Për sa më sipër, në përputhje me nenin 61 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Kuvendit është i pavlefshëm”, kërkojmë:

1. Anullimin e votimit.
2. Rithirrjen e seancës plenare me të njëjtin Rend Dite, ku të ndiqet me përpikmëri procedura parlamentare e parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit.
3. Shmangien e çdo lloj provokimi nga ana e Kryeministrit ndaj çdo deputeti të opozitës, duke ndjekur rregullat parlamentare të zhvillimit të seancës plenare dhe duke mos e shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një “teatër kukullash”.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

KRYETARI

Gazment BARDHI

Previous Post

Tensionohet politika, Berisha mbledh grupin e PD: Duhen veprime, veprime dhe vetëm veprime ndaj organizatës

Next Post

Eurodeputetët e kontrollit të fondeve në Shqipëri i trondit korrupsioni dhe prania e krimit të organizuar

droni

droni

Next Post
Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian : Çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Duam anëtarësim të menjëhershëm në BE

Eurodeputetët e kontrollit të fondeve në Shqipëri i trondit korrupsioni dhe prania e krimit të organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.